Portieri Hoxha: Valbona mbijeton në Kategorinë e Parë, kthesa nisa nga ndeshja në Kukës
Valbona është një nga skuadrat debutuese në Kategorinë e Parë dhe euforia e fillimit të sezonit për të kapur gjashtëshen e parë, tani ia ka lënë vendin frikës së mbijetesës. Për të arritur këtë mision duhet që tropojanët të reagojnë duke filluar nga transferta e fundjavës në Kukës.
Në lidhje me situatën dhe ndeshjen e radhës me verilindorët, portieri Forald Hoxha, për “Panorama Sport” tha: “Valbona nuk i ka humbur shpresat e mbijetesës dhe lufta do të vazhdojë deri në fund të kampionatit. Ende nuk kemi përfunduar gjysmën e tij, kështu që Valbona me pak ndryshime në janar, do të mund të rikuperojë ato pikë të munguara.
Edhe pse ne në të vërtetë kemi zhvilluar lojëra të bukura, përvoja e munguar dhe diferencat me ekipet rivale, kanë bërë që të jemi në këto pozita. Kam besimin e plotë se Valbona nuk do ta diskutojë mbijetesën. Të paktën, dy apo tre ekipe do t’i lemë pas e kjo do të nisë nga Kukësi, ku shkohet për fitore”.
ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"