Polonia konfirmon lajmin e keq për Levandovskin: Po bëjmë gjithçka që është e mundur…
Përfaqësuesja polake shkon e gjymtuar në Euro 2024 me probleme fizike që i kanë hequr një pas një sulmuesit e saj më të mirë. Fillimisht ishte Milik që u dëmtua në miqësore e humbi Europianin. Më pas erdhën dëmtimet në miqësoren e të hënës ndaj Turqisë të Sviderskit dhe Levandovskit. Dhe ky i fundit do të mungojë të paktën për ndeshjen e parë ndaj Holandës.
Konfirmimi ka ardhur nga burime zyrtare të Federatës Polake, që ka shfaqur para mediave mjekun e ekipit, Jaçek Jarozeski, për të treguar situatën e kapitenit që është padyshim arma më e fortë e kësaj përfaqësueseje.
Pasi shpjegoi se Levandovski kishte pësuar një dëmtim në bicepsin femural, mjeku pranoi se sulmuesi do të humbiste ndeshjen ndaj Holandës. “Po bëjmë gjithçka që është e mundur që Robert të mund të luajë në ndeshjen e dytë kundër Austrisë”, theksoi ai para gazetarëve, duke mos e bërë as këtë të sigurt.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"