Po stërvitet në Itali me blutë, ish-lojtari i Bolonjës në provë te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2024 | 10:42

Po stërvitet në Itali me blutë, ish-lojtari i Bolonjës në provë te Dinamo

Drejtuesit dhe stafi teknik i Dinamos po testojnë shumë lojtarë në këtë periudhë përgatitjesh, por para se ata të bëhen pjesë e bluve, duhet të bindin në çdo aspekt.kingsley-michael-bologna-1598860995-46405

Një nga lojtarët që po stërviten aktualisht në Itali me kryeqytetasit është edhe mesfushori nigerian, Kingslei Dogo Mikael, me një të kaluar te Bolonja në Serinë A. Bëhet fjalë për një mesfushor 24-vjeçar, i cili së fundi ka luajtur në Austri, me Riedin dhe Leoben. Lojtari kanjë CV të pasur në fakt, pasi përveç Bolonjës, ka luajtur edhe me Peruxhian, Kremonezen dhe Rexhinën në futbollin italian.

Me fanellën e Bolonjës ai ka luajtur tri ndeshje në Serinë A në sezone të ndryshme. Megjithatë, para se të bashkohet me Dinamon, ai duhet të kalojë provën e trajnerit Dritan Mehmeti dhe të stafit të tij. Dyshimet e drejtuesve blu në fakt lidhen më shumë me gjendjen fizike të futbollistit, sepse Kingslei ka kaluar disa dëmtime dhe drejtuesit e Dinamos nuk duan të nxitohen.

Ata do ta vëzhgojnë me kujdes edhe në dy ndeshjet e tjera miqësore që skuadra do të zhvillojë në Itali dhe pastaj do të marrin një vendim përfundimtar. Nëse qëndron, nigeriani do të forconte sektorin e qendrës së mesfushës, ku aktualisht janë të gatshëm Bruno Dita, Klevi Qefalija, Bakari Gudiabi dhe Adrian Doçi.

TË TJERËT – Në provë me Dinamon janë ndërkohë edhe disa lojtarë të tjerë, si portugezi Nani, sulmuesi i ri Dibra dhe një mbrojtës francez. Edhe me këta lojtarë do të veprohet njësoj si me ish-mesfushorin e Bolonjës. Blutë do të luajnë edhe dy miqësore të tjera në Rexhio Emilia, një të shtunën dhe një tjetër të premten e javës së ardhshme. Pas këtyre testeve stafi teknik do të ketë një idemë të qartë dhe do të vendosë, nëse lojtarët në provë janë të nevojshëm për Dinamon apo jo. Në miqësoren me Rexhianën kryeqytetasit dhanë disa sinjale pozitive në lojë dhe fituan me rezultatin 1-0. Klubi në anën tjetër vazhdon punën në merkato, ku më shumë vëmendje kamarrë përforcimi i qendrës së mbrojtjes, që kërkon patjetër të paktën një lojtar me kualitet. Pastaj janë mesfusha dhe sulmi. Para kthimit nga Italia mendohet se”Nëndetësja” do të jetë kompletuar.

F. RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"