Postuar: Tetor 3, 2023 | 22:35
Po shkëlqen te Ballkani, Mali i Zi fton në kombëtare për duelin ndaj Serbisë… futbollistin shqiptar
Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç do të jetë pjesë e kombëtares së Malit të Zi për ndeshjet e këtij muaji. Më 12 tetor, Mali i Zi do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Libanit, kurse pas pesë ditësh do të luajë në transfertë ndaj Serbisë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”. Për 29-vjeçari nga Tuzi kjo është ftesa e parë nga Mali i Zi.
Përformanca e shkëlqyer me Ballkanin, ka bindur trajnerin Raduloviç, që të “rrëmbejë” futbollistin shqiptar, i cili ka qenë një nga më të dalluarit te kampionët e Ilir Dajës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"