Po përjeton moment të ëmbël te Barça, Kunde: Po të kisha dëgjuar çdo fjalë e lija futbollin
Kunde, 25 vjeç, po përjeton momentin e tij më të ëmbël te Barça që kur nënshkroi në verën e vitit 2022. Përveçse është i vetmi futbollist që ka luajtur gjithçka deri më tani nën komandën e Hansi Flik, kontributi i tij sulmues për ekipin si një anësor i djathtë është rritur në mënyrë spektakolare. Përpara se t’i bashkohej kombëtares franceze, Kunde, i cili është bërë imazhi i “Jaquemus”, ka dhënë një intervistë për revistën “Vogue”, ku ka folur për pasionin e tij për modën dhe modelet e tij.
“Moda është diçka që e zbulova pak nga pak përmes ndikimeve të ndryshme si futbolli, muzika dhe basketbolli. Megjithatë, gjithmonë kam kultivuar një interes dhe një marrëdhënie të ngushtë me veshjen, falë familjes sime.
Kur isha i vogël e urreja të bëja blerjet me nënën time doja të gjeja një karrige për t’u ulur ndërkohë që prisja që ajo të mbaronte pazarin”, tha mbrojtësi i Barçës. Nga ana tjetër, Kunde e bën të qartë personalitetin e tij të fortë dhe se ai nuk ndikohet nga ajo që njerëzit mund të mendojnë për të për shkak të mënyrës së të veshurit.
“Unë e njoh veten mirë, ndihem rehat me veten dhe atë që vesh. Mendoj se e ndalojmë veten të jetojmë dhe vendosim barriera kur shqetësohemi se si na shohin të tjerët dhe çfarë mund të thonë apo mendojnë ata. Në këtë kuptim, futbolli më ndihmon, sepse nëse do të kisha dëgjuar gjithçka që thuhej dhe shkruhej, me siguri do të kisha ndaluar së luajturi futboll prej kohësh”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"