“Po gabojmë shumë para porte”, Leao i bën thirrje ekipit për përqëndrim: Ndaj Komos duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2025 | 0:05

“Po gabojmë shumë para porte”, Leao i bën thirrje ekipit për përqëndrim: Ndaj Komos duhet të…

Kaljari mbetet viktima e tij e preferuar, por Rafael Leao të shtunën mbrëma dështoi t’i shënonte për të katërtën herë radhazi.

leaoo

Pavarësisht paraqitjet jo fort pozitive, portugezi ka marrë përgjegjësinë e barazimit gjatë fjalës së tij përpara mediave.

Cila është arsyeja për vështirësitë e hasura kundër Kaljarit?

U munduam të gjenim hapësira pa top. Në pjesën e parë ishim më pak të lëvizshëm, pak më mirë në pjesën e dytë ku shënuam. Ndaj të tillave skuadra duhen më shumë zgjidhje, më shumë lëvizje, sepse luajnë me shumë lojtarë në prapavijë.

U dukët i mërzitur për zëvendësimin?

Çdo lojtar dëshiron të qëndrojë në fushë për 90 minuta, por unë respektoj vendimin e trajnerit, edhe kur vendin tim e merr një lojtar i ri (Omoregbe) i cili hyri dhe bëri mirë. Padyshim që doja të isha në fushë, por skuadra vjen gjithmonë e para.

Si ju duket skuadra me Konseisaon?

Kanë ndryshuar disa gjëra dhe ndryshimi dallohet që te stërvitja e cila është më e fortë. Por për mua është më mirë sepse mund të jap shumë më tepër fizikisht. Kemi pak kohë që stërvitemi me të, na duhet ende kohë për të përvetësuar idetë e tij. Tani le të fokusohemi te kampionati. Do të shkojmë në Komo për të fituar.

Çfarë i thatë njëri-tjetrit në fund të ndeshjes?

Një mesazh pozitiv, të vazhdojmë të besojmë, të qëndrojmë bashkë, të jemi më agresivë dhe të vazhdojmë dhe të punojmë. Grupi duhet të qëndrojë gjithmonë bashkë, kur fitojmë, kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe kjo forcë do të na bëjë të fitojmë gjëra të rëndësishme, të arrijmë objektivat në kampionat.

A është gjë e mirë të shkosh dhe të luash në Komo menjëherë për të shpenguar rezultatin ndaj Kaljarit?

Po sigurisht. Ndaj Komo duhet të japim përgjigjen e duhur, të hyjmë, të japim 100 për qind që në minutat e para dhe të kërkojmë fitoren.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"