Po drejtonte një Lamborghini nën efektin e alkoolit, policia ndalon yllin e Bajernit që e kërkojnë të gjithë
Alfonso Dejvis është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në merkaton e futbollistëve, me shumë klube të njohura që janë të gatshme të bëjnë të tyrin kanadezin e Bajenr Mynih i cili është në fundin e kontratës së tij me bavarezët. Por me sa duket lojtari ka më parë disa sqarime për të bërë rreth jetës së natës, pasi është ndaluar duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit.
Këtë të enjte, policia e Mynihut ndaloi Dejvis teksa ishte në timonin e makinës së tij Lamborghini Urus e cila vlerësohet rreth 216 mijë euro. Automjeti po ecte në orët e para të mëngjesit në një nga rrugët e qytetit bavarez kur është ndalur nga policia për kontroll.
Teksa policët ndjenë erën e alkoolit në automjet, atij i është bërë testi, rezultati i të cilit tregoi 0,6 gram. Sipas ekspertëve, kjo përbën një shkelje të kodit rrugor, por jo e tillë sa për t’u sanksionuar me masa të rënda, pasi kufiri është 0,8 gram.
Bëhet e ditur se Dejvis nuk i kanë hequr patentën, por drejtimin e makinës e ka marrë shoku i tij. Si policia, ashtu edhe klubi i Bajernit kanë shmangur komentet rreth kësaj çështje.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"