Plot 40 milionë euro investim për të mposhtur Milanin dhe Romën, rivalët e Seria A “shtypin gazin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 16:12

Plot 40 milionë euro investim për të mposhtur Milanin dhe Romën, rivalët e Seria A “shtypin gazin”

Në pritje që epoka e Masimiliano Alegrit të nisë zyrtarisht, Napoli vazhdon të shikojë rreth e rrotull në tregun e transferimeve për të mos mbetur pas konkurrencës dhe për t’i dorëzuar trajnerit të ri një skuadër që mund të luftojë sërish për vendet e para në renditje.

Screenshot 2026-06-09 161155

NAPOLI NË SULM – Edhe përpara se të zyrtarizohej largimi i Antonio Kontes, drejtori sportiv Xhiovani Mana kishte nisur punën në repartet që kanë nevojë për përforcime, mbrojtja, krahu i mbrojtjes, mesfusha dhe sulmi nga krahët. Pikërisht për këtë të fundit, informacionet e fundit nga Anglia flasin për një garë të fortë merkatoje me Milanin, edhe pse kuqezinjtë nuk janë e vetmja skuadër italiane në garë.

Sipas “Team Talk”, edhe Napoli është futur në garë për Krisensio Samërvill. I grumbulluar me kombëtaren e Holandës për Botërorin, sulmuesi anësor pritet të largohet nga Uest Hem, i cili ka rënë në Championship. 24-vjeçari, ish-lojtar i Lids, ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asist në të gjitha kompeticionet dhe vlerësohet rreth 40 milionë euro. Sipas burimeve të cituara, Napoli është i gatshëm të paguajë këtë shifër për të mposhtur Milanin dhe Romën në garën për kartonin e tij.

PANORAMASPORT.AL