Plani për stadiumin e ri/ Inter dhe Milan, gati të blejnë “San Siro”-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2024 | 16:43

Plani për stadiumin e ri/ Inter dhe Milan, gati të blejnë “San Siro”-n

Interi dhe Milani, së bashku me një ekip këshilltarësh teknikë dhe ligjorë, po vlerësojnë aspektet teknike dhe financiare, duke marrë në konsideratë hipotezat që kanë të bëjnë me blerjen e “San Siro”-s apo të drejtat sipërfaqësore të stadiumit dhe zonave përkatëse.

skynews-police-milan-san-siro_6290421

Këtë e ka bërë të ditur bashkia e Milanos, duke sqaruar se mëngjesin e djeshëm se kryebashkiaku, Xhuzepe Sala, ka marrë një komunikim nga ekipet në lidhje me stadiumin. Një takim në mes të administratës komunale dhe ekipeve është caktuar për javën e dytë të shtatorit dhe mund t’i japë fund ngërçit mes klubeve milanezë dhe Bashkisë në lidhje me synimin për të pasur impiante private.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"