Postuar: Tetor 6, 2024 | 21:35
“Pjesën e dytë e futëm Tiranën në presion”, Nasr si lojtar i ndeshjes: Durrësi si Aleksandria në Egjipt
Teuta fitoi 3 me 1 kundër Tiranës. Ndeshja në “Niko Dovana” i dha 3 pikë durrsakëve në javën e 8 të Superiores.
Pas ndeshje foli Nasr, futbollisti egjiptian që u shpall lojtari i ndeshjes.
“Jam shumë i kënaqur, ekipi ka bërë shumë mirë. Kemi punuar shumë mirë. Kur bëjmë golin e parë duhet të jemi të vëmendshëm sepse pësuam sapo shënuam, por pastaj kishim karakter. Në pjesën e dytë i futëm në presion dhe morëm 3 pikë.
Dua të kërkoj hapësirën, e kam më mirë kur kundërshtari është i zgjatur. Këtu trajneri kërkoi diçka pak më ndryshme, atë që thotë trajneri do bëj.
Më pëlqen shumë qyteti është si Aleksandria në Egjipt”, u shpreh Nasr për RTSH.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"