Pikantet Skënderbeu-Tirana/ Tensioni nuk mungon, i ftohti bllokon tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2024 | 20:50

Pikantet Skënderbeu-Tirana/ Tensioni nuk mungon, i ftohti bllokon tifozët

Në sfidën e djeshme pati disa të veçanta që nuk u panë në TV dhe “Panorama Sport” ua sjell lexuesve. Duke filluar nga sherri e deri tek ankesat e trajnerëve që donin fitore me çdo kusht.

sdfdsfdsfsdfdsfdsfsdf

. -Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut nuk kanë qenë një faktor pozitiv në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Tiranës teksa edhe prania e tifozëve në stadium ka qenë e limituar.

-Më pak se 1500 tifozë kanë parë nga stadiumi këtë takim duke i bërë ballë të ftohtit në Korçë.

-Tifozët e Tiranës kanë mbërritur me vonesë në stadium duke humbur më shumë se 15 minuta lojë. Gjatë futjes së tyre dhe në vazhdim ka pasur përplasje në distancë me ultrasit korçarë ku edhe ofendimet nuk kanë munguar. Madje ajo që u vu re ishte fakti se ka pasur tentativë për të thyer gardhin rrethues nga ana e të dy tifozerive. Një moment që solli një atmosferë jo të këndshme në stadium, por që për fat të mirë ishte veçse një rast i izoluar. Disa minuta zgjati kjo tentativë e dy tifozërive për konfrontim fizik por as njëra as tjetra nuk e kaluan rrethimin. Më pas gjithçka u qetësua duke kaluar veçse në ofendime në distancë.

-Gjatë gjithë pjesës së parë të takimit, trajneri Ernest Gjoka është munduar të orientojë të tijtë drejt një loje më intensive, duke i kërkuar lojtarëve shpesh herë që të kapin pozicionet e përcaktuara nga ai dhe të ndryshojnë mënyrën e lojës.

-Për shumë minuta në pjesën e parë mesi i fushës së Skënderbeut ka qenë i boshatisur dhe kjo ka revoltuar më shumë Gjokën. Duket se gjithçka u zgjidh në pjesën e dytë, atëherë kur trajneri i ri i korçarëve ka qenë më i qetë.

-Një pretendim për prekje të topit me dorë në zonën e Tiranës ka çuar në këmbë pankinën bardhekuqe. Nga Gjoka e Liçi e deri tek lojtarët kanë kërkuar rishikim në VAR por për Jorgjin nuk kishte diçka të tillë.

-E njëjta situatë përsëritet edhe me Tiranën në minutat e fundit të pjesës së parë. Goli i shënuar nga kryeqytetasit anulohet për pozicion të parregullt çka sjell protesta nga ana e miqve.

-Në pjesën e dytë gjërat ndryshojnë, Gjoka është më i qetë dhe Magani kërkon më shumë nga të tijat. Trajneri i Tiranës kërkon reagim nga ekipi për të dalë nga presioni i korçarëve në pjesën e dytë duke udhëzuar herë pas here mesfushën të ngrihet më lart dhe të ketë kujdes te topi i dytë.

-Në fund të takimit ka më shumë mërzi sesa pozitivitet teksa barazimi dhe një pikë e ndarë ka qenë rezultati që nuk i shërbente asnjërit prej ekipeve në këtë ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"