PIKANTET LAÇI-DINAMO/ Igli Tare u sjell fat bluve, shiriti kalon në tre lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2023 | 22:05

PIKANTET LAÇI-DINAMO/ Igli Tare u sjell fat bluve, shiriti kalon në tre lojtarë

Në tribunën qendrore të stadiumit të Laçit, dje ishte i pranishëm edhe Igli Tare. Ish-drejtori sportiv i Lacios është gjithmonë afër skuadrës blu këtë periudhë, ndërsa edhe vetë ka konfirmuar lidhjen miqësore që ka me trajnerin Di Biaxho.

igli tare

Fillimisht ai qëndroi në shoqërinë e menaxherit të FIFA-s, Edmond Haxhia, i cili është afër klubit të Laçit prej kohësh. Më pas, në krah të Tares u shfaq presidenti i kurbinasve, Pashk Laska. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes.

* Shiriti i kapitenit ka shëtitur në tre lojtarë të Dinamos gjatë duelit në Laç. Fillimisht e mbajti Indrit Prodani, i cili në momentin e ndërrimit ia dorëzoi Behiratçes.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë dhe pastaj i takoi Albion Markut të bëhej kapiten i bluve. Kujtojmë që kapiteni i parë i Dinamos është Rustem Hoxha, i cili është jashtë skuadre për shkak dëmtimi prej disa javësh.

* Në fundin e pjesës së parë, arbitri i katërt, Ditmir Grimci, akordoi fillimisht 2 minuta shtesë. Më pas, ai ndërroi mendje dhe i bëri 4 minuta. Mesa duket, ka qenë ndërhyrja e kryesorit Ferataj.

* Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade, takoi të gjithë lojtarët e tij, duke iu kërkuar të mos dëshpërohen për këtë humbje ndaj Dinamos.

* Denis Agaraj tërhiqet pas afro dy dekadash si arbitër anësor i kolegjiumit të Tiranës. Pasi i ka dhënë fund gjykimit, Agaraj është shfaqur në javët e fundit si zyrtar i klubit të Laçit. Mësohet se ai ka marrë një post drejtuesi në administratën e klubit, ndërsa edhe dje u pa në tribunën qendrore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"