Pikantet Kukësi-Erzeni/ Maliqit i shkon huq “zemra”, ja pse Zeka e nisi nga stoli
Afro 500 tifozë ishin të pranishëm në “Kukës Arena” për të parë nga afër këtë ndeshje. Kishte një prezencë të kënaqshme nga ana e tifozëve nga Shijaku, të cilët kishin mbushur sektorin mik, duke mbështetur fuqishëm Erzenin. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.
* Në minutën e shtatë, Bekim Maliqi i kërkon falje Redon Mihanës, pasi nuk i pasoi topin në një moment që e nxirrte të lirë sulmuesin e Erzenit në zonë dhe mund të shfaqej rrezikshëm.
* Autori i golit të vetëm të Erzenit, Bekim Maliqi, bën shenjën e zemrës me dorë nga tribuna në momentin e festimit të golit. Ndoshta në stadium apo nga televizori ka pasur ndonjë person special që e ndiqte.
* Tifozëria shijakase e festoi golin e Maliqit me ndezjen e tymuesve në stadium, duke shprehur hapur entuziazmin e tyre.
* Pas golit të pësuar, Stavri Nica u ul në pankinë dhe e shihte ndeshjen në pankinë, duke mos preferuar të jepte më udhëzimet në këmbë.
* Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, habitet me të tijtë te goli i peruanit La Torre, ku nuk e priste atë gabim dhe shpërqendrim nga skuadra, duke ngritur duart lart i habitur dhe parë nga ekipi në fushë.
* Mungesa në formacion e sulmuesit Zeka për Erzenin shfaqi habi te tifozët shijakas, por u mësua se kosovari kishte pasur probleme muskulore dhe trajneri Deliallisi nuk mund ta rrezikonte.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"