Pikantet Elbasani-Laçi/ Portieri bën spektakël për tifozët, Telushi acarohet me gjyqtarin (VIDEO)
Ndeshja e djeshme në Elbasan pati disa momente të veçanta, që “Panorama Sport’ i sjell për lexuesit e saj:
– Në këtë ndeshje nuk mungoi interesimi nga tifozët e Elbasanit, të cilët ishin të shumtë në numër. Bëhet fjalë për rreth 5 mijë të pranishëm që kishin mbushur tribunën karshi dhe atë kryesore.
– Portieri i Elbasanit, Razak Abalora, u fut disa minuta më herët se skuadra në dhomat e zhveshjes, kur po bëhej nxemja para sfidës.
– Në minutën e 8-të, portieri i Elbasanit bën “shou” në stadium, stopon një top me gjoks e më pas me këmbë. Një moment që sjell ovacione në stadium nga tifozët.
– Emiljano Musta bën edhe trajnerin në fushë. Në një moment i kërkon sulmuesit Gjoni të mos i lejojë mbrojtësit kundërshtarë të luajnë shumë me topin në zonat.
– Bordin thërret me zë të lartë Bedri Grecën që në minutën e 18- të, duke e ftuar të mbarojë nxemjen për të hyrë në fushë. “Greca, shpejt, shpejt”, ia bëhu italiani.
– Elbasani pretendon për 11- metërsh në minutën e 23-të për ndërhyrje ndaj Leo Melos. Bordin kërkon të paktën të shihet rasti në VAR dhe i kërkon llogari gjyqtarit të 4-t dhe ai ia bën me shenjë që po shihet. Bastari e sheh, por akordon faull për laçianët.
– Në minutën e 36-të bie ndriçimi në stadium, pas problemeve me disa prozhektorë, por loja vazhdon normalisht, me situatën e ndriçimit që sistemohet shpejt.
– Cungu habitet nga kartoni i verdhë në minutën e 40-të. Ai ngre duart lart dhe pyet se çfarë bëri. Një moment që i sqarohet më pas nga gjyqtarit të katërt. Në fundin e pjesës së parë sqarohet me kryesorin gjatë momentin që po hynin në dhomat e zhveshjes.
– Në fund të sfidës mbrojtësi Bruno Telushi ka një pretendim ndaj gjyqtarit kryesor, që e ndëshkon me të verdhë. Situata agravohet disi dhe duhet ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe stjuartëve. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"