Pikantet e Vllaznia-Skënderbeu/ Konfuzion me zëvendësimin e Malës, Nikaj mes tifozëve
Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” pati disa momente pikante gjatë saj, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.
-Pavarësisht orarit dhe motit të përshtatshëm në Shkodër, tifozët nuk janë të shumtë në stadium. Numri i tifozëve në “Loro Boriçi” nuk i kalon 1000 të pranishëm.
-Fusha e stadiumit është në gjendje perfekte, fakt që vlerësohet edhe nga ekipi i Skënderbeut.
-Vllaznia e nis me Krymin si qendërmbrojtës, pas mungesës së Juriç dhe Stojanoviç të dëmtuar.
-Sulmuesi shkodran i Skënderbeut, Ardit Nikaj, e ndjek ndeshjen mes tifozëve. Lojtari 21-vjeçar po vuan një dëmtim, prandaj nuk ishte pjesë e ndeshjes.
-Në stadium ishte i pranishëm edhe biznesmeni Ardit Kraja, i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i kuqebluve dhe shpesh ka kontribuar me premio për 9 herë kampionët e vendit.
-Ka një mosmarrëveshje mes gjyqtarit Xhaja dhe njëri prej asistentetëve. Kryesori akordon goditje këndi, ndërsa anësori fundore. Në fund qëndron në fuqi vendim i këtij të fundit.
-Gvozdenoviç thërret në një moment pranë stolit Janqin. Trajneri serb me disa gjeste i tregon mesfushorit se si duhet të veprojë.
-Brdariç jep këshilla për Gurishtën që të mbyllë më në qendër për të mos lejuar hapësira për kundërshtarët.
-Xhaja e ka një moment me Brdariç, ku i kërkon gjermanit të ruajë qetësinë.
-Duartrokitje nga publiku shkodran për Qaton, kur mesfushori lë fushën e lojës për t’u zëvendësuar nga Gruda. Ovacione edhe për Malën dhe Dodajn, kur lënë fushën.
-Konfuzion me zëvendësimin e Malës. Ka një keqkuptim mes stafit kuqeblu dhe gjyqtarëve. Mesfushori lë fushën në një moment, ku ende nuk ishte treguar tabela.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"