Pikantet e Tirana-Bylisi/ Ankesa për gjithçka, ja çfarë nuk u pa në duelin pa tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2024 | 8:56

Pikantet e Tirana-Bylisi/ Ankesa për gjithçka, ja çfarë nuk u pa në duelin pa tifozë

Tirana-Bylisi, duke qenë një ndeshje pa tifozë, pa që protagonistë të bëheshin dy trajnerët. Ja disa të veçantat, nga bisedat dhe batutat që u dëgjuan dje në këtë ndeshje pa tifozë.

WhatsApp Image 2024-11-11 at 10.40.49

-Takimi mes Tiranës dhe Bylisit u zhvillua pa praninë e tifozëve, pasi bardheblutë janë të dënuar nga Disiplina me organizimin e të gjithave ndeshjeve si pritëse pa praninë e spektatorëve. Duke u luajtur në një atmosferë “funebre”, në stadium dëgjoheshin vetëm direktivat e dy trajnerëve, por edhe bisedat që lojtarët bënin me njëri-tjetrin apo me gjyqtarët.

-Rreth 25 persona ishin të pranishëm në stadium, madje edhe prania e mediave ishte e ulët.

-Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ishte i pranishëm në stadium, nën shoqërinë e presidenti të Bylisit, Besnik Kapllanaj. -Trajneri Dede i bërtet Abazajt pas një gabimi: “O Marin, çfarë ke mor djalë?”.

-Trajneri Dede i drejtohet zëvendësit të tij: “O Kosta, hë mor burrë… katër minuta për një ndërrim”!

-Stafi i Tiranës ankohet te gjyqtarja për mosndëshkimin me karton të kundërshtarit: “Pse nuk jep karton, pse e prish lojën”?

-Magani ankohet te stoli për një nga të tijtë: “Po ky çfarë ka që nuk vrapon fare”?

-Goditje dënimi për Tiranën. Dede u thërret të tijve. “Kërceni, mos më rrini si hunj gardhi”!

-Magani e nis me këmbë të mbarë te Tirana, duke festuar pas ndeshjes me të tijtë dhe duke i komunikuar që bashkë do të arrijmë më lartë.

-Protestë te stoli i Tiranës për një faull të padhënë ndaj Gjumsit. Drejtori Ibrahimi i drejtohet gjyqtarit të katërt, Klodian Shahini: “Po ky nuk shikon”?

-Tirana pretendon për penallti. Gjatë pauzës së VARit stafi i Tiranës drejtohet kështu gjyqtares kryesore, duke ngritur duart nga qielli: “O Emanuela, për atë Zot ishte penallti…”.

-Shfryn Brajoviç pas golit ai u pa tepër i çliruar ku dhe pse pa tifozë ai festoi. Në fund, te dhoma e zhveshjes u dëgjuan duartrokitje dhe brohoritje: “Bajro, Bajro”. -Pas golit të 3-të shpërthejnë të kuqtë, që ishin në stol, duke goditur pankinën nga brenda.

– Pas golit të tretë të shënuar sot nga Ismajli për bardheblutë, presidenti i bardhebluve Refik Halili dukej shumë i qetësuar duke diskutuar me një tjetër person në tribunë. Atë pranë ishin edhe drejtuesit e Bylisit, vëllezërit Kapllanaj, të cilët nisën të tymosnin puro në momente tensioni për ta pasi panë skuadrën e tyre të shpërbehej në fushë. Pak më larg, gjendej edhe vajza e presidenti Halili, Goldi, e cila lëshoi një psherëtime lehtësimi. “Faleminderit Zot”, tha ajo duke çuar më pas supet.

-Presidenti Halili u pa tepër i lumtur pas ndeshjes ku duartrokiti të tijtë dhe u dëgjua: “Bravo Kola, bravo Përgjoni”.

-Më në fund pas tre muajsh vuajtje, kthehet të luajë nga minuta e parë kapiteni i bardhebluve, Florjan Përgjoni. Mbrojtësi ishte dëmtuar që nga miqësorja e verës me Skënderbeun dhe vetëm në sfidën me Bylisin ia doli të luante minutat e para.

-Bylisi u përball me Tiranën në kuadër të javës së 13-të në Superiore. Një episod i pazakontë ka ndodhur me ekipin ballshiot, më konkretisht me dy lojtarë, Karneiro dhe Laert Papa. Të dy u aktivizuan nga stoli në minutën e 27-të duke marrë vendin e Malomos dhe Markut. Kjo ndeshje nuk zgjati shumë për asnjë nga këto dyshe. Kjo pasi dhe Karneiro me Papën, që u aktivizuan në minutën e 27-të, u zëvendësuan nga Nevil Dede në pjesën e dytë. Ishte minuta e 58-të, kur te Bylisi u hodhën në fushë Gjata dhe Ualison.

-Klodian Dervishi nuk ishte i pranishëm në stolin e Tiranës. Ndihmësi i Gugash Maganit është i dënuar nga Komisioni i Disiplinës 6 javë, kur së bashku me trajnerin, drejtonin Lushnjën.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"