Pikantet e Teuta-Skënderbeu/ Sulmuesi nuk ia del para ndeshjes, “trajnerë” edhe nga tribunat në Durrës
Nuk munguan momentet pikante as në ndeshjen mes Teutës dhe Skënderbeut, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.
-Sulmuesi i Teutës, Saleh Nasr, ka ndjerë dhimbje para ndeshjes, pas një tërheqjeje në kofshë. Ai nuk ia doli të ishte në fushë dhe vendin e tij e mori Mingo.
-”O Kreshnik, po për Zotin nuk ishte faull, vetëm topin preku” dëgjohet Gvozdenoviç nga stoli në një moment.
-Trajneri Martini në pjesën e parë u flet Arifit dhe Tomës të jenë më të përfshirë në lojë: “Shkoi Ari shkoi, mos e lër të lirë atë! Hajde o Tom, shko majtas”, dëgjohet trajneri shkodran.
-Skuadra e Teutës u fut më herët se zakonisht në dhomat e zhveshjes, pasi kreu stërvitjen normale, ndryshe nga Skënderbeu që deri në limitet e kohës qëndroi në fushë. Martini ka dhënë më shumë udhëzime për të tijtë para nisjes së ndeshjes.
-Presidentët e dy skuadrave qëndruan krah njëri-tjetrit në tribunë për të ndjekur ndeshjen.
-Nervoz në disa momente Edi Martini, i cili qëndroi në këmbë gjatë gjithë takimit.
-Nuk mungojnë as “trajnerët” në tribuna, të cilët shpesh japin udhëzime për lojtarët në fushë, madje edhe duke i çorientuar në disa raste.
-”Fair-play” në përfundim të ndeshjes mes lojtarëve, të cilët respektojnë njëri-tjetrin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"