Pikantet e Skënderbeu-Tirana/ Sulm autobusit të bardhebluve, Hila “kundër” Ahmatajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2023 | 13:11

Pikantet e Skënderbeu-Tirana/ Sulm autobusit të bardhebluve, Hila “kundër” Ahmatajt

Skënderbeu-Tirana ish te sfida e shumëpritur e kësaj jave në Korçë, sfidë e cila filloi ditë më para nga ngacmimet mes dy tifozërive. Ngacmime që u mbartën edhe në ndeshjen e së dielës.Collage-Maker-05-Nov-2023-07-51-PM-1384

Që para startit të takimit ka pasur ofendime dhe tentative për përplasje fizike mes dy tifozërive që kanë vijuar gjatë gjithë takimit me ofendime në distancë. Përplasje të izoluara dhe pa shkaktuar asnjë incident në 90-minutëshin e takimit.

-Por nuk është mbyllur qetë kjo ndeshje në Korçë. Teksa bardheblutë po bëheshin gati të largoheshin nga stadiumi, tifozë të skuadrës vendëse kanë vandalizuar autobusin e ekipit kryeqytetas. Tifozët kanë shkarravitur në pjesën e jashtme të autobusit dhe pastaj kanë goditur me gurë automjetin, duke thyer një nga xhamat anësorë të tij. Për fat, asnjë nga futbollistët bardheblu nuk kanë qenë aty të pranishëm në ato momente dhe nuk ka pasur të lënduar nga ky incident i shëmtuar në përfundim të një ndeshjeje shumë të ndezur e të luftuar mes dy skuadrave në fushën e lojës.

-Sa i përket ndeshjes, pankina korçare ka “zierë” nga minuta e parë deri në fund të saj edhe për vetë faktin se në këtë takim Skënderbeu ka pretenduar fort për dy penallti, por ka shpërdoruar pafund në dy fraksionet e lojës. Pikërisht këto momente janë shoqëruar edhe me shpërthime të herë pas hershme të trajnerit Ivan Gvozdenoviç dhe stafit të tij.

-Momenti i parë pikant ka qenë çasti i penalltisë së fituar nga Skënderbeu, kur pikërisht Gvozdenoviç dhe Gentian Liçi po diskutonin për gjuajtësin. “A mundet ta godasë Deani?”, ka qenë pyetja e trajnerit bardhekuq drejtuar kolegut të tij, pyetje që ka marrë abstenim nga Liçi. Më pas Gvozdenoviç ka thirrur Licon afër për të biseduar dhe pas një bisede të shkurtër është vendosur që të jetë Nikaj gjuajtësi. -Në fund të pjesës së parë, pankina korçare ka shpërthyer në protesta, për pozicion të parregullt të Kainas në momentin e golit. Protesta që nuk kanë shërbyer për asgjë.

-Edhe pankina e Tiranës nuk ka qenë e qetë. Fillimisht në momentin e penalltisë së fituar nga Skënderbeu, ndihmësi i Ahmatajt ka besuar deri në fund se VAR-i do të ndryshonte vendimin e Cjapit. Shpresë që e ka përcjellë tek Ahmataj dhe lojtarët. “Nuk do ta japë, do ta kthejë VAR-i. Ruajmë qetësinë”, ishin fjalët e ndihmësit të Ahmatajt, që nuk rezultuan të sakta.

-Dy momente të tjera për t’u veçuar kanë qenë rastet e shpërdoruara nga Skënderbeu, që kanë befasuar trajnerin Gvozdenoviç, aq sa i drejtohej qiellit në formë lutjeje. Rasti i humbur nga Nikaj në pjesën e parë dhe në fund të ndeshjes kur Prençi nuk gjen dot pasimin final.

-Ardit Hila nuk ka mbajtur dot nervat gjatë zëvendësimit dhe pasi refuzon të takojë Ahmatajn ka shpërthyer në ofendime ndaj tifozëve që ishin pas pankinës tiranase. Kaq ka mbajtur që ofendimet në distancë të vijojnë për disa minuta.

– Kabina e VAR-it është kthyer në një nga objektet më të rëndësishme në stadiumet e klubeve të Kategorisë Superiore, pasi fati i ndeshjeve shpesh vendoset nga ajo që shfaqet në monitorin e vendosur brenda kësaj kabine të vogël. Por në Korçë ndoshta e kanë tepruar pak me “sigurinë” e kabinës së VAR-it. Nuk kuptohet pse apo si ka përfunduar aty, por në ndeshjen e djeshme mes Skënderbeut dhe Tiranës, mbi kabinën e VAR-it në stadiumin e qytetit të Korçës, është shfaqur një prezervativ.

-Tymuese pafund në fushë nga tifozët e të dyja skuadrave. Gjyqtari Cjapi ka ndalur dy herë lojën, madje duke detyruar kapitenin e korçarëve të negociojë me përkrahësit.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"