PIKANTET E SKËNDERBEU-TEUTA/ Kontestime në tribuna, buzëqesh Igli Tare
Teuta vijon të jetë macja e zezë e Skënderbeut edhe në këtë sezon. Humbja e djeshme e korçarëve në fushën e vet ka lënë të zhgënjyer tifozët bardhekuq, që kanë shprehur haptazi pakënaqësinë për rezultatin dhe mbi të gjitha me gjykimin, që sipas tyre ka lënë shumë hije dyshimi.
Kontestime për gjykimin ka pasur gjatë gjithë pjesës së dytë edhe dyshja e stolit bardhekuq. Si Gvozdenoviç ashtu edhe Liçi kanë treguar haptazi se gjykimi nuk ka qenë i drejtë, madje duke hyrë disa herë në debat me kryesorin Hamiti, i cili në një moment ka vendosur të ndëshkojë me kartonin Gentian Liçin dhe ka këshilluar për qetësi trajnerin Gvozdenoviç.
* Edi Martini ka shkundur herë pas here ekipin e tij deri në minutën e 60-ë të takimit. Shkodrani i pankinës së Teutës ka kërkuar reagim nga të tijtë, duke bërtitur shpesh për luftë te topi i dytë dhe menaxhim i situatave.
* Gvozdenoviç nga ana e tij ka pasur kritika në golin e pësuar në pjesën e parë dhe golin e tretë, pasi sipas tij mbrojtja ka qenë e pavëmendshme në momentet finale të aksionit.
* Igli Tare ishte i pranishëm në stadiumin Skënderbeu për të ndjekur nga afër këtë takim. Pas minutës së 83-ë, ish-drejtori i Lacios pa nga afër debutimin e djalit të tij, Etien Tare, me Skënderbeun.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"