Pikantet e sfidës Skënderbeu-Turbina/ Vetëm 300 tifozë, Takaj moral ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2022 | 17:25

Pikantet e sfidës Skënderbeu-Turbina/ Vetëm 300 tifozë, Takaj moral ekipit

skenderbeu

– Pavarësisht thirrjes së Ivan Gvozdenoviç për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit, nuk ka pasur reagim. Më pak se 300 tifozë kanë qenë të pranishëm në daljen e parë zyrtare të trajnerit të ri në Korçë. Shifra këto që nuk u shkojnë për shtat objektivave dhe ambicieve të Skënderbeut.

– Ivan Gvozdenoviç është pritur me duartrokitje në daljen e tij të parë në pankinë. Sapo ka dalë në dhomat e zhveshjes, e gjithë tribuna ka shpërthyer me thirrje motivuese për trajnerin. Serbi dukshëm është prekur dhe ka përshëndetur me dorën në zemër drejt tribunave qendrore të stadiumit.

– Pak para fillimit të takimit, Ardian Takaj ka zbritur në dhomat e zhveshjes. Presidenti është munduar që t’u japë zemër ekipit dhe stafit, duke shprehur besimin që ka te ky Skënderbe.

– Për asnjë moment Bledar Devolli nuk ka qenë i kënaqur me të tijtë në këtë takim. Ai ka pasur shpeshherë ankesa ndaj lojtarëve të ndryshëm të Turbinës. Kjo duket qartë edhe nga tri zëvendësimet e bëra në pushim të ndeshjes për t’i dhënë një tjetër impuls lojës së ekipit të tij.

– Në minutat e para diçka nuk i pëlqente trajnerit serb të Skënderbeut. Ai ka thirrur dy herë pranë pankinës kapitenin Vangjel Zguro, për t’i dhënë udhëzimet e rastit. Më pas gjithçka është qetësuar.

– Një moment i këndshëm sa i takon golit të dytë të Skënderbeut. Për nga mënyra se si shkoi topi në rrjetë, gjithçka ishte fat dhe këtë e pranon edhe vetë trajneri që menjëherë drejton gishtin drejt qiellit si për të thënë se ishte gjithçka fat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"