Pikantet e Laçi-Egnatia/ Drame provokon Prodanin, Aleksi shpërthen në…
Arlind Kurti u mundua të inkurajojë tifozët në tribunën VIP në minutën e 13-ë kur kurbinasit arritën të krijonin rastin e parë të rrezikshëm në portën e Egnatias. Kështu fillojnë pikantet e ndeshjes Laçi-Egnatia nga “Panorama Sport”.
* Jurgens Montenegro u pa i dëshpëruar teksa mbrojtësi i Laçit, Paulo Xhunior Silva la fushën e lojës i dëmtuar pas një dueli me sulmuesin kostarikan. Montenegro e shoqëroi disa metra Silvën teksa ky i fundit u transportua me barrelë.
* Trajneri Edlir Tetova u pa shpesh herë i shqetësuar me mënyrën sesi skuadra e tij po interpretonte lojën. Tekniku durrsak u pa të bënte edhe qeshje ironike teksa lojtarët e tij nuk po dilnin në lojën e tyre.
* Armando Cungu në pjesën e parë i kërkoi Mjakit që të depërtonte në të djathtë dhe në një moment u dëgjua t’i thoshte; “po ndiqe mor djalë deri në fund topin”.
* Tek festa e golit të dytë të Egnatias, Drame teksa po përqafohej me shokët e skuadrës provokon edhe Prodanin, ky i fundit i kthehet egërsisht francezit dhe u desh ndërhyrja e Edison Ndrecës për të qetësuar gjakrat.
* Albano Aleksi shpërtheu në festë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit Lata, duke marrë vëmendjen e tifozëve vendës që nuk i pritën aspak mirë britmat e mesfushorit mik.
* Renato Malota në cilësinë e kapitenit, por edhe për të respektuar të shkuarën e tij i takoi të gjithë ekipin laçian në fundin e sfidës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"