Pikantet e Egnatia-Vllaznia/ Klodian Duro dhe Luiz Ejlli, dy “ultras” për shkodranët
Ndeshja mes Egnatias dhe Vllaznisë pati disa momente të veçanta, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj. Kryesori Lata ishte në shënjestër të tifozëve vendës, ndërkohë që miqtë nga Shkodra kishin në tribunë dy tifozë specialë.-Tifozët e Egnatias në disa momente kanë kontestuar vendimet e kryesorit Lata dhe në kor e kanë sharë atë me “libër shtëpie”. Lata u ka kërkuar lojtarëve të dy skuadrave të qetësohen në ndonjë moment, ndërkohë që Balaj dhe Aleksi janë mundur të sqarojnë njëri-tjetrin.
-Ish-futbollisti i Kombëtares dhe Vllaznisë, Klodian Duro, ishte tifozi special i kuqebluve në Rrogozhinë. Ai ishte në shoqërinë e Luiz Ejllit dhe bashkë me ta ishin edhe dy ish-futbollistë të tjerë të skuadrës shkodrane, Uliks Kotrri dhe Florind Bardulla.
-Brdariç ishte shumë ekspresiv gjatë gjithë ndeshjes, ndryshe nga kolegu i tij tek Egnatia, Tetova, shumë i qetë në stolin tjetër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"