Pikantet e Çeki-Shqipëri/ Provokime e racizëm, skandal me flamurin shqiptar në Pragë (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2024 | 8:29

Pikantet e Çeki-Shqipëri/ Provokime e racizëm, skandal me flamurin shqiptar në Pragë (E PLOTË)

Provokime të turpshme vijnë nga Praga, teksa është duke u luajtur dueli mes Çekisë dhe Shqipërisë, në tribunën e ultrasve çekë, janë vendosur flamuj serb ku i është bashkangjitur harta e Kosovës, si dhe simbolet e Shqipërisë janë kthyer përmbys, madje në disa prej tyre janë vendosur kryqe tek pjesa e shqiponjës dykrenore. Gjeste këto aspak të hijshme nga ana e çekëve, të cilat nxitin urrejtje. “Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante gjatë kësaj ndeshjeje.CEKI-PROVOKIMI* Tifozët kuqezi gjithmonë të pranishëm në stadium. Ndërkohë në shkallët e “Epet Arena” nxirret një banderolë e cila shkruan: “Si t’ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon ‘Euro U21’ me sh*i”, duke iu referuar bashkëpunimit për organizimin e Europianit U-21 me Federatën Serbe e Futbollit. Ndërkohë reagime pati edhe ndaj kreut të FSHF-së, Armand Duka.

* Një gjest mjaft i bukur nga lojtarët e Kombëtares shqiptare, në momentin e ekzekutimit të himnit kuqezi. Kumbulla, Mitaj, Ramadani dhe Hysaj, vendosën t’i hiqnin xhupat që mbanin veshur para sfidës, për t’ua veshur ato vogëlushëve që i shoqëronin gjatë himneve. Nuk ndodhi e njëjta gjë me lojtarët çekë, të cilët i mbajtën të gjithë veshur xhupat e tyre.

*Qazim Laçi u shfaq në këtë ndeshje me bërrylin e fashuar, ndoshta nga ndonjë goditje që ka marrë më parë.

* 45’ Silvinjo proteston për një karton të verdhë që jepet drejt Mirlind Dakut. Trajneri shkon te gjyqtari i katërt dhe nuk është dakord me vendimin. Por, vetëm pas pak sekondash kryesori vjen dhe ndëshkon brazilianin me karton të verdhë, që është i pari në stolin e tij te Shqipëria.

* 62’ Bajrami fillon presingun i vetëm drejt mbrojtjes çeke dhe më pas sheh që është i vetëm dhe duke bërtitur me një reagim kërkon mbështetjen e shokëve të ekipit. 65- Indrit Tuci debuton me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke marrë vendin e Mirlind Dakut.

72’ Tuci merr një goditje në fytyrë, duke i shkaktuar një të çarë të vogël, që po rridhte gjak. Ndërpritet loja për një moment dhe sulmuesi del dhe merr ndihmën mjekësore.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"