Pikante Dinamo-Egnatia/ Muzika vonon pjesën e dytë, dedikim për Duamenën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 22:06

Pikante Dinamo-Egnatia/ Muzika vonon pjesën e dytë, dedikim për Duamenën

Ndeshja mes Dinamos dhe Egnatias, e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, pati disa momente pikante, që i sjell “Panorama Sport”:

EGNATIA

* Ndoshta Dinamo nuk ka mbështetjen e Tiranës apo Partizanit, por ata pak tifozë të saj i ka besnikë. Në tribunën përballë ishin vetëm dy tifozë blu, së bashku me flamurin e skuadrës së tyre.

*Disa tifozë të Egnatias ranë në sy në shkallët e stadiumit, pas mbanin pankarta me portretin e Duamenës, ish-sulmuesit të rrogozhinasve, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike muaj më parë.

– Kameramani që qëndron pranë stolave detyrohet të ndryshojë pozicion dhe të tërhiqet pak metra më parapa, sepse pengon pamjen e delegatit dhe skuadrave.

– Lorenco Vila bën dy ndërhyrje të rrezikshme në pak minuta, por nuk ndëshkohet. Irritohen tifozët rrogozhinas, që kërkojnë karton të verdhë.

– Tifozët e Dinamos vazhdimisht bëjnë “trajnerin” nga tribuna, duke dhënë udhëzime për zëvendësimet apo zhvillimin e lojës.

– Muzika e lartë vonon pak sekonda nisjen e pjesës së dytë, duke detyruar gjyqtarin të presë pak startin e saj.

– Lojtarët e Dinamos irritohen nga mjekët e Egnatias, të cilët u futën në fushë pa marrë konfirmimin e gjyqtarit Hamiti, çka solli edhe vonesa loje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"