Pësoi aksident të tmerrshëm me makinë, futbollisti i Uest Hemit i nënshtrohet operacionit/ Ja të rejat nga gjendja e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 20:29

Pësoi aksident të tmerrshëm me makinë, futbollisti i Uest Hemit i nënshtrohet operacionit/ Ja të rejat nga gjendja e tij

Futbollisti i Uest Hem, Majkëll Antonio i është nënshtruar një operacioni të gjymtyrëve pas aksidentit të tmerrshëm me makinë e tij Ferrari, ditën e djeshme.  

ANTONIO

Klubi “The Hammers” përmes rrjeteve sociale ka treguar se gjendja e lojtarit është e mirë, por që i është nënshtruar operacionit dhe do të qëndroj në spital. 

34-vjeçari gjatë këtij sezoni në Premier League zhvilloi 14 ndeshje, shënoi një gol dhe bëri një asist. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"