PESHËNGRITJE/ Çmimi i Madh i Dohas, kuqezinjtë Calja dhe Qerimaj garojnë sot në pesha jo-olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 12:42

PESHËNGRITJE/ Çmimi i Madh i Dohas, kuqezinjtë Calja dhe Qerimaj garojnë sot në pesha jo-olimpike

Prej disa ditësh në Katar po mbahet Çmimi i Madh i Dohas në peshëngritje, një event i rëndësishëm dhe kualifikues gjithashtu për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

jgk

Në këtë aktivitet do të konkurrojnë edhe dy kampionët e mëdhenj të shtangës shqiptare, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj. Por, ashtu sikurse në disa gara të mëparshme, peshëngritësit kuqezi edhe në këtë event nuk do të konkurrojnë në pesha olimpike. Shtërmenasi dhe shkodrani do të matin forcat në kategorinë e peshave 81 kg.

Të dy janë pjesë e Baterisë A, me garën që do të nisë në orën 16:00 me të Shqipërisë. Në deklarimet paraprake për këtë garë peshëngritësit tanë kanë deklaruar të dy nga 340 kg. Ndërkohë në një prononcim të dhënë disa ditë më parë për “Panorama Sport”, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, theksoi se të dy sportistët vijnë me pritshmëri të larta në Çmimin e Madh të Dohas.

“Gara që zhvillohet në Doha është shumë e rëndësishme dhe konkurrencë të lartë. Djemtë kanë bërë një përgatitje serioze dhe në mendimin tim personal do të japin rezultate shumë të kënaqshme”, u shpreh ndër të tjera Gjoza.

Kujtojmë që peshëngritja shqiptare nuk po kalon një moment të mirë, teksa për herë të parë pas disa dekadave aktualisht nuk ka asnjë sportist brenda normës olimpike.gjhk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"