Përplasja me futbollistin Shkulaku, flet trajneri i Pogradecit: Shumë e rëndë, fajtor se e kam toleruar
Ishte Ardjan Abazaj që komunikoi përjashtimin e Hermes Shkulakut, duke e quajtur të tepërt incidentin që ndodhi pas ndeshjes me Korabin.
“Nuk është hera e parë që në klub ndodhin këto situata të pakëndshme dhe të rënda. E për këtë, fajin e marr unë përsipër si trajner. Shpesh kanë ndodhur incidente të ndryshme me këtë lojtar dhe të tjerë, por jam treguar zemërgjerë. Ndonjëherë duke menduar se janë të rinj në moshë dhe gabojnë, i kam falur.
Vetëm për të mirën e skuadrës dhe për ata tifozë që na ndjekin në borë, në shi e acar, nuk kam marrë vendime drastike. Por ky rast ishte tepër i rëndë dhe Shkulaku këtë herë nuk mund të tolerohej. Si përfundim, së bashku me stafin morëm vendimin që lojtari të mos jetë më pjesë e këtij ekipi”, pat deklaruar trajner.
PANORAMASPORT.AL