Përmirësohet situata te Flamurtari. Alla dhe Bolanos gati, Murataj mungesa e vetme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 23:50

Përmirësohet situata te Flamurtari. Alla dhe Bolanos gati, Murataj mungesa e vetme

Flamurtari-Vora pritet me mjaft interes në Vlorë. Klubi kërkon vetëm tri pikët dhe çdo rezultat tjetër do të ishte i pa tolerueshëm. Ndërprerja e kampionatit ka ardhur në momentin e duhur, ku kuqezinjtë janë në luftë me kohën për të rikuperuar disa futbollistë që kanë probleme.

FLAMURTARIII

Për Agostinelin vijnë edhe lajme të mira. Albi Alla është i gatshëm që të rikthehet në takimin me Vorën. Qendërmbrojtësi 31-vjeçar, i ardhur gjatë merkatos së verës, e ka hedhur pas krahëve dëmtimin. Rikuperimi ka ecur mirë për futbollistin me origjinë nga Pogradeci që rikthehet pas 4 vitesh në Vlorë. Lajme të mira edhe për Huan Bolanos.

Qendërmbrojtësi shqetësoi klubin, pasi nuk po kalonte testin e biçikletës. Problem është i tejkaluar tashmë dhe kolumbiani është gati për të luajtur. Ai u aktivizua në Shijak, por nuk ka ende kondicionin fizik për shkak se i është bashkuar skuadrës me vonesë.

Ish-kapiteni i Partizanit, Valentino Murataj, është i vetmi që shqetëson për momentin dhe që nuk është ende gati. Mesfushori është i dëmtuar dhe ka probleme me ligamentin krocitat. Murataj po stërvitet i diferencuar nga grupi. Rikuperimi po ecën mirë, por futbollisti duhet të kap gjendjen e duhur fizike. Fjalën e fundit se kur Murataj do të jetë gati do ta japë përgatitësi atletik.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"