Postuar: Tetor 13, 2024 | 21:04
Përfundoi në tribunë te ndeshja me Çekinë, Pajaziti i hap rrugë talentit 19-vjeçar?
Feta Fetai ishte një prej ndryshimeve që pësoi lista e Silvinjos, pas grumbullimit për ndeshjen kundër Çekisë. Dhe pse u stërvit me grupin, ishte ai që u sakrifikua ndaj çekëve dhe përfundoi në tribunë.
Tashmë me largimin e Adrion Pajazitit, për shkak të pezullimit te moshat, është sërish një vend i lirë për 23 lojtarët që janë të gatshëm me Gjeorgjinë.
A i ka hapur rrugë Pajaziti talentit 19-vjeçar? Akoma nuk mund të thuhet me siguri, pasi UEFA nuk e ka shtuar si alternativë aktualisht te lista e Kombëtares ku mbetet Pajaziti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"