Postuar: Tetor 30, 2024 | 22:54
Përfundoi në spital me djegie, mësohet gjendja e Esat Malës
Esat Mala u shoqërua me ambulancë, pasi pësoi djegie në sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë. Mësohet se ka pësuar djegie në dy vende të trupit pas shoqërimit me ambulancë në spitalin e Lushnjës.
Gjithçka erdhi pas golit të katërt të kuqebluve, që fituan në fund 3 me 4. Ishte minuta e 66-të e takimit, kur shkodranët po festonin golin e Grudës. Tifozët e Tiranës lëshuan lëndë plasëse, ndërsa më pas tre lojtarë të Vllaznisë u shtrinë në tokë dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.
Kahrimanoviç dhe Qato po ashtu kishin shqetësime. Esat Mala u rikthye sërish në stadium pasi kishte marrë ndihmë të specializuar, teksa ndeshja kishte përfunduar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"