Përballja me Orikun, trajneri Devolli: “Të uritur” për fitore, pika jonë më e fortë janë tifozët
Turbina ka mbyllur përgatitjet me një seancë të lehtë në Cërrik dhe është zyrtarisht gati për të pritur Orikun. Pas humbjes me Dinamon, kërkohet vetëm kthesa.
Këtë e thotë qartazi për “Panorama Sport” edhe vetë trajneri Bledar Devolli.
“Vijmë nga një humbje e pamerituar. Luajtëm mjaft mirë dhe për fat të keq nuk morëm dot një rezultat pozitiv. Megjithatë, nuk duhet të demoralizohemi. Kemi ndryshuar shumë në takimet e fundit dhe kjo jep shpresë për vazhdimësinë. Sot presim Orikun dhe do të synojmë vetëm tri pikët. Nuk kemi objektiv tjetër, alternativa e vetme është fitorja. Është i vetmi rezultat që do të na jepte qetësi. Skuadra është në formë shumë të mirë dhe kjo gjë më kënaq së tepërmi. Ç’është më kryesorja, jemi tepër të uritur për të fituar. Luajmë në fushën tonë, kështu që mundësitë për t’i mposhtur ata janë të mëdha. Tifozët janë pika jonë më e fortë dhe me do t’i gëzojmë ata me një fitore të bukur”, përfundoi tekniku.
MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"