Përballja me Memaliajn, trajneri i Pogradecit: Luhatjet nuk më pëlqejnë, asnjë nënvlerësim për kundërshtarin
Pogradeci pret të dielën Memaliajn dhe llogaritë bëhen vetëm me fitoren. Është kjo forma e vetme për të ruajtur kreun. Këtë e ka të qartë edhe Samuel Nikaj, që e trajton këtë 90-minutësh si finale. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri thotë:
“Pavarësisht pozicionit në klasifikim, nuk mund ta quaj kundërshtar të lehtë Memaliajn. Ata kanë ndalur Labërinë, që është bashkëkryesuese me ne.
Jemi përgatitur maksimalisht dhe do ta trajtojmë si një finale. Kemi vetëm një mungesë, atë të sulmuesit Ivani. Lajm i mirë është rikthimi i Alillarit, që na zgjidh repartin e sulmit.
Luhatjet brenda 90 minutave dhe vetëkënaqësia, nuk i pëlqejnë asnjë trajneri, duke prekur këtu ndeshjen me Delvinën.
Ne duhet të vazhdojmë aty ku e lamë në Sarandë me të njëjtin impenjim dhe përqendrim për marrjen e trepikëshit të radhës”.
REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"