Përballen ish-skuadra dhe ajo që i ofroi pankinën, Orges Shehi një tifoz special në derbi
Ndeshja e sotme mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania” kishte një tifoz special në derbi. Orges Shehi ishte në tribunë duke ndjekur ndeshjen mes dy skuadrave të kryeqytetit.
Një tifoz special për faktin se Tirana është skuadra të cilën Shehi drejtoi deri dy muaj më parë. Ai është ende “me letra” pjesë e bardhebluve të cilët e kanë etiketuar si të ‘pezulluar” nga detyra dhe jo të shkarkua trajnerin i cili i është drejtuar organeve përkatëse në FSHF për të shkëputur lidhjet me klubin bardheblu.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, ai kishte biseduar me Partizanin, që kërkoi t’i ofronte atij pankinën e të kuqve për vijimin e sezonit. Një marrëveshje që nuk u konkretizua pikërisht për shkak të problemit të trajnerit me bardheblutë, i cili nuk ka marrë ende zgjidhje.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"