Për shkak të borës së pashkrirë në stadium, ndeshja e Kategorisë së Parë spostohet në Vorë
Ndeshja e javës së 18-të në Kategorinë e Parë mes Korabit dhe Kastriotit e planifikuar që të zhvillohej të dielën në orën 13:30 në qytetin e Peshkopisë ka ndryshuar axhendë.
Për shkak të terrenit të mbulluar nga bora në stadiumin e Peshkopisë, ndeshja është spostuar për t’u luajtur në stadiumin e Vorës, në të njëjtën ditë dhe orë. Këtë ndryshim axhende e ka njoftuar edhe vetë klubi i Korabit, që është organizator i këtij takimi.
Ja njoftimi i klubit dibran në faqen zyrtare në “Facebook”:
“Ndeshjen e radhës ekipi e luan përballë KS Kastriotit. Kjo ndeshje luhet te dielën datë 28.01.2024, ora 13:30. Për shkak se terreni në stadiumin “Korabi” është tepër i rënduar dhe bora e rënë disa ditë më parë nuk është shkrirë akoma, ndeshja është vendosur të zhvillohet në stadiumin “KF Vora”. Kjo sfidë është e vlefshme për javën 18-të të Kategorisë së Parë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"