Penalltia e Kejn, shpërthen shefi i arbitrave: Do isha i lumtur po të mos përdorej VAR

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2024 | 19:08

Penalltia e Kejn, shpërthen shefi i arbitrave: Do isha i lumtur po të mos përdorej VAR

Frustrimi i Fraiburgut pas humbjes 2-0 ndaj Bajernit vazhdon të jetë i madh. “Meseleja” e kësaj tabloje përkon me penalltinë e diskutueshme për bavarezët në golin e avantazhit 1-0.

kejn

Shefi i arbitrit në Federatën Gjermane të Futbollit Knut Kirsher klasifikon skenën e diskutueshme të penalltisë. Goli i Herri Kejn nga penalltia në minutën e 38-të ishte përcaktuese në suksesin e rekordmenëve të Gjermanisë. Por mënyra sesi erdhi 11-metërshi mbetet shumë e diskutueshme.

Lojtarët e Fraiburg, tifozët dhe përgjegjësit e klubit ishin dukshëm të mërzitur pas ndeshjes. Arsyeja? Vetë Kejn e kishte goditur me kokë lojtarin mik, Maks Rosenfelder nga afërsia në krahun e majtë të shtrirë. Arbitri Kristian Dingert fillimisht lejoi që loja të vazhdonte derisa ndërhyri “VAR” me në krye Harm Osmers. Me këshillën e tij, gjyqtari shikoi sërish skenën dhe pas rishqyrtimit në ekran, vendosi një penallti.

REPLIKA – Në një analizë, Knut Kirsher, vlerësoi në mënyrë kritike përdorimin e “VAR” në penallti për Bajern: “Do të isha shumë i lumtur me vendimin në fushë pa ndërhyrjen e ‘VAR'”, shpjegoi ai për “Sky”, duke iu referuar një skene të ngjashme në ndeshjen e bavarezëve kundër Volfsburg. Mishel Olize goditi gjithashtu në krah mbrojtësin e “Ujqërve” Jakub Kaminski nga afërsia, me ndryshimin se në këtë skenë nuk u sinjalizua asnjë penallti. Përfundimi i Kirsher kundër Volfsburg ishte i qartë: “Lojtari është në duel dhe nuk ka orientim drejt topit. Me të drejtë nuk vendosëm për një penallti atje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"