Postuar: Korrik 23, 2024 | 21:31
Pavard bën romantikun në Sarandë, i propozon për martesë modeles shqiptare gjatë pushimeve
Benzhamin Pavard ka zgjedhur bregdetin shqiptar për një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij. Futbollisti francez i Interit ka kaluar disa ditë pushime në Sarandë bashkë me të dashurën e tij, modelen shqiptare Kleofina Pnishi, të cilës i propozuar aty për martesë.
Lidhja mes të dyve ishte bërë publike në muajt e kaluar, edhe pse Pavard dhe partnerja e tij kanë shmangur fotot bashkë në publik.
Por fotot e siguruara nga “VIZION PLUS”, shfaqin Pavard në momentin e propozimit ndaj modeles në bregdetin e jugut, duke marrë sigurisht një “po” si përgjigje.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"