Postuar: Dhjetor 17, 2021 | 15:34
Pas largimit të papritur të trajnerit, klubi i Kategorisë së Parë me zgjidhje provizore për stolin
Shkumbini vijon të jetë pa trajner. Lorenc Pashja u dorëhoq një ditë para se skuadra të nisej në Peshkopi, duke shokuar peqinasit.
Ishte një vendim i papritur, duke ditur që ecuria ka qenë mbi pritshmëritë e klubit. Ish-trajneri është shfaqur i rezervuar për këtë çështje dhe ka evituar deklaratat, duke e justifikuar me arsye personale.
E megjithatë, burime të tjera thonë se “divorci” mund të ketë lidhje me aspektin financiar. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga ky vit, në klub kanë menduar që ekipi të drejtohet nga shefi i klubit.
Florenc Hasbajrami do të jetë në stol kundër Burrelit e Lushnjës dhe më pas do të gjejnë pasardhësit.
FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"