Partizani përsëri kundër Iberias, shtatë lojtarë të mbijetuar në secilin ekip nga 2022-shi
Partizani sfidon Iberian të enjten, në një ndeshje mes rivalësh të njohur para dy vitesh, kur ndesheshin sërish në të njëjtin kompeticion dhe kualifikohej skuadra gjeorgjiane me ndihmën e penalltive në sfidën e luajtur në stadiumin “Air Albania”.
Në atë kohë, kur Partizani drejtohej nga Dritan Mehmeti, të kuqtë fitonin minimalisht në Gjeorgji me një gol të Tedi Carës. Në kthim miqtë shënonin në minutën e 53-të me Guliashvilin dhe e çonin ndeshjen deri te penalltitë. Për nënkampionët humbnin penalltitë Atanaskoski, Rrapaj dhe Maget, kundrejt Nonikashvilit dhe Jinjolavës për Iberian, që atë kohë quhej Saburtalo
. Por që nga ajo ndeshje shumë gjëra kanë ndryshuar te gjeorgjianët, të cilët aktualisht kanë vetëm shtatë lojtarë nga skuadra që dy vite më parë sfidoi të kuqtë. Kurtanidze, Jgerenaia, Mamatshashvili, Kardava, Nonikashvili, Mamagishvili dhe Tabatadze janë lojtarët e mbijetuar në ato sfida kundër të kuqve. Emra si Tabatadze apo Nonikashvili konsiderohen si lojtarët më të mirë të ekipit.
Si për ironi të fatit, edhe te Partizani ka vetëm 7 lojtarë të mbijetuar nga ajo sfidë: Cara, Rrapaj, Murataj, Hadroj, Mahet, Bushelaj dhe Sembene.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"