Partizani pa bomber të mirëfilltë, 3 lojtarë nga 4 gola
Partizani i këtij sezoni nuk ka një golashënues të mirëfilltë, që të ketë bërë diferencën në këto 17 javë kampionat. Janë tre lojtarë që kanë shënuar nga katër gola te Partizani dhe bëhet fjalë për sulmuesit Kristian Mba dhe Arzhonzh Bintsuka, si dhe mesfushorin Arinaldo Rrapaj.
Ndërsa me nga dy gola janë Albers Keko, Tedi Cara dhe Agim Zeka. Të kuqtë janë një skuadër që krijojnë disa raste për gol në çdo ndeshje, por finalizimi është kthyer në një problem tashmë. Kuptohet qartë që mungon “vrasësi” para portës, ai që mund të zgjidhi ndeshjet. Shpesh këtë sezon Partizani ka lënë pikë në fund, pasi nuk ka ditur të thellojë avantazhin. Megjithatë, në përbërje ka emra si Mba, Bintsuka, Keko etj., të cilët janë sulmues të mirëfilltë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"