Partizani “merr fronin” në tregun e Superiores, vlera mesatare për futbollist është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2025 | 22:15

Partizani “merr fronin” në tregun e Superiores, vlera mesatare për futbollist është…

Partizani është skuadra më e vlerësuar e Superiores në tregun e “Transfermarkt”. Pas lëvizjeve të fundit në verë ku më e fundit ishte e Albion Markut, vlera totale e të kuqve ka shkuar në 6.625.000 euro.partizaniDuhet thënë se vetëm Partizani ka 35 futbollistë në këtë listë. Bylisi është klubi që ndjek me 30 lojtarë. “Panorama Sport” iu sjell listën e plotë të “Transfermarkt” për Partizanin ku përfshihen edhe futbollistë që aktualisht nuk janë aktualisht me ekipin. Këtu mund të përmendim Albers Kekon dhe Amos Nondin me dëmtime serioze. Po ashtu edhe Muhamed Mando me Babukar Jata, që pritet të bashkohen sërish me ekipin B, për të fituar formën më të mirë dhe më pas për të qenë sërish opsion.

NDJEKIN- Të kuqtë ndiqen në treg nga Flamurtari. Vlonjatët që zhvilluan një merkato që spikati pikërisht për këto shifra, vlerësohen 6.28 milionë euro. Më pas vjen Dinamo me 5.85 milionë euro dhe Egnatia me 5.48 milionë euro. Pjesa tjetër e klubeve ka një skuadër që vlen më pak se 5 milionë euro. Duhet thënë se për çudi, nga një vit më parë, të gjitha skuadrat janë rritur. Në total Superiorja vlen më shumë se 48 milionë euro, pasi jo të gjithë futbollistët janë regjistruar akoma. Shifrat do të jenë më të qartë pas disa ditësh, kur listat të jenë të plota.

MESATARJA- Partizani është më i vlerësuari i Superiores në treg, por në të njëjtën kohë ka edhe numrin më të lartë të futbollistëve në listë. Mesatarja 190 mijë euro për futbollist, e vendos pas katër klubeve të tjera të Superiores. Vendin e parë e mban Egnatia me 238 mijë euro. Flamurtari ndjek me 232 mijë euro, Vllaznia me 214 mijë euro dhe Dinamo me mesataren 209 mijë euro për futbollist.

VLERAT MË TË LARTA– Partizani ka katër futbollistë, më të vlerësuar se pjesa tjetër. Rouen Hjumen, që akoma nuk ka debutuar, mban shifrën 850 mijë euro në tregun e “transfermarkt”. Afrikani është edhe lojtari më i vlerësuar i Superiores. Pas tij qëndron Marçelino Preka me 450 mijë euro te Partizani, Albion Marku me 400 mijë euro dhe Gjergji Kote me 350 mijë euro.

PA VLERËSIM- Tre futbollistë të Partizanit nga akademia, firmosën kontrata profesionale me Partizanin pas edicionit të kaluar. Bëhet fjalë për Elson Himallarin, Dion Vatën dhe Nebi Qokthin. Akoma asnjë prej tyre nuk mban një vlerësim, diçka që pritet të ndryshohet në përditësimet e ardhshme.

PREMTUES- Partizani ka disa futbollistë të vlerësuar, por me vlerë nën 100 mijë euro. Më konkretisht janë tetë. Katër prej tyre janë premtues për të arritur vlera të larta në të ardhmen. Bëhet fjalë për Tedi Malajn, Kazim Ogunlejen, Oresti Rifën dhe Babukar Jatën. Ky i fundit është më i penalizuari. Kjo për shkak se problemet me vizën e kanë bërë të humbë tre muajt e verës. Kështu Jata pritet të japë sërish kontributin tek ekipi B, kur të kthehet, për të pritur mundësinë e integrimit me ekipin e parë. Diego Kontreras është po ashtu një element nga ekipi B, që po stërvitet prej më shumë se një muaji me ekipin e parë. Sulmuesi 21-vjeçar nga Kolumbia nuk ka vlerësim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse në vazhdim do të ketë paraqitje me ekipin e parë. Në dy javët e para nuk e kishte mundësinë, duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna, për shkak të problemeve fizike që ka shfaqur.

dfsgg

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL