Partizani “fërkon duart”, Kombëtaret reklamë për Trashin dhe Malën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 11:19

Partizani “fërkon duart”, Kombëtaret reklamë për Trashin dhe Malën

Lorenc Trashi dhe Esat Mala shikohen si dy prioritetet e Partizanit në merkaton e dimrit, pasi klubi mund të përfitojë nga momenti i mirë i këtyre dy lojtarëve për t’i shitur jashtë vendit. 

Trashi-Mala

Të dy lojtarët janë grumbulluar me ekipet kombëtare dhe aktivizimi me fanellën kuqezi shikohet si një reklamë e mirë për Trashin dhe Malën. Nëse në verë klubi nuk u tundua, gjasat janë që në janar ata të ndërrojnë ambient, përkundrejt përfitimit financiar nga ana e klubit të kuq.

Zakonisht ndeshjet e ekipeve kombëtare monitorohen nga klube të ndryshme, kështu që Trashi me Malën kanë një mundësi të mirë kësaj radhe për të rënë në sy, dhe pse jo me pak fat të bëjnë një hap të madh në karrierën e tyre.

Mala-Trashi Partizani

Në aspektin teknik, Partizani i trajnerit Lerda do të humbiste shumë në rast se këta dy lojtarë do të largohen nga skuadra në merkaton e dimrit, por duke ditur kushtet kontraktuale, kryesisht të Malës, shitja e tyre shikohet si një opsion për të mos i humbur me parametër zero. Trashi dhe Mala janë lojtarë polivalentë, të cilët kanë treguar se në skuadër dinë të bëjnë disa role të ndryshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"