Paraqitja mbreslënëse/ Jamal bën historinë edhe me… asiste
Lamin Jamal është një pjesë themelore e Hansi Flikut në këtë fillim të sezonit në La Liga. Kundër Vajadolidit, ai nuk shënoi, por ai dha dy asiste. I pari, për Levandovskin në golin e 2-0 të Barcelonës dhe të dytin në golin e 5-0 të shënuar nga Rafinja.
Kanë mjaftuar katër ndeshje në La Liga dhe Jamal numëron 4 asiste, që e vendos atë në krye të kësaj renditjeje të veçantë. Në tre nga katër ndeshjet ai i ka “i dhënë” një pasim goli një prej shokëve të ekipit. Dy prej tyre te Levandovski (Valencia dhe Vajadolid), një tjetër për Rafinjën (Vajadolid) dhe një tjetër për Dani Olmon (Vajekano).
Në moshën 17 vjeç e 49 ditë, Lamin Jamal bëhet lojtari më i ri në La Liga që ka dhënë më shumë asiste (10) dhe gjithashtu më së shumti në karrierën e tij profesionale (20). Mesi arriti 10 asiste në La Liga pasi e kishte kaluar moshën 20 vjeç.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"