Paralajmërimi i Shvajnshtajger: Bajern, tani ruhu nga Leverkuseni në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 22:51

Paralajmërimi i Shvajnshtajger: Bajern, tani ruhu nga Leverkuseni në Bundesligë

Pas humbjes së Kupës kundër Bajer Leverkusenit, legjenda e Bajernit, Bastian Shvainshtaiger, paralajmëroi bavarezët kundër forcimit të “Aspirinave” në Bundesligë:

SHVAJNI

“Fitorja e së martës vlen shumë për Bajer Leverkusen”, tha Shvainshtaiger në “ARD”. “Fitorja në Mynih do t’u japë kampionëve një nxitje dhe ringjallje në ligën” vazhdoi ai. Ish-mesfushori shpjegoi: “Kjo mund të jetë e rrezikshme për të besuarit e Kompanis”.

Bajerni aktualisht kryeson i qetë Bundesligën me 30 pikë dhe është shtatë pikë përpara kampionëve në fuqi. Ndeshja e radhës për klubin më të titullar në tokën gjermane përkon me ditën e shtunë kundër Haidenhaim në shtëpi, ndërsa do t’i duhet të bëjnë sërish pa Herri Kejn, i dëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"