Paradoksi/ Tirana pa futboll, në Islandë sheh 4 ndeshje për 26 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2024 | 23:59

Paradoksi/ Tirana pa futboll, në Islandë sheh 4 ndeshje për 26 minuta

Futbolli në Tiranë. Është luajtur ndonjë ndeshje e këtij sporti që prej fillimit të verës dhe deri tani në kryeqytet? Asnjë! Kjo ishte pyetja e një turisti që ka zbarkuar në Shqipëri dhe madje çuditet sepse Tirana dhe Partizani, dy klube të kryeqytetit merrnin pjesë në Europë.

air albania

Me “Selman Stërmasin” e pa llogaritur tashmë, i cili ka filluar përdoret për koncerte, “Air Albania” është ai që zhgënjen më shumë.

Mes papërgjeshmërisë dhe lekëve të fituara nga disa koncerte, fusha e këtij stadiumi është dëmtuar dhe Tirana, një qytet i madh dhe me shumë investime, ka mbetur pa futboll. Partizani do të luajë sërish në Elbasan ndeshjen e kthimit, ndërsa Egnatia do të shtegtojë drejt Shkodrës. Edhe Tirana kur ishte në lojë, luajti në “Elbasan Arena”.

Është e turpshme një situatë e tillë, sepse kur sheh se në Islandë, në turin e dytë të Ligës së Konferencës, gjatë raundit të parë, po zhvilloheshin njëkohësisht katër ndeshje.

Duke qenë se Islanda është një ishull i vogël me 400 mijë banorë, këto ndeshje me makinë mund t’i shihje të gjitha për 26 minuta. Valur-St.Mirren, Vikingur-Egnatia, Stjarnan-Paide dhe Breidablik-Drita ishin të katërta ndeshjet që zhvilloheshin brenda një nate, në katër stadiume të ndryshe, që në Shqipëri vështirë se mund t’i gjesh të gatshëm. Kjo ndodh sepse shumica e klubeve nuk kanë stadiumet e veta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"