Pa katër titullarë ndaj Egnatias, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia
Vllaznia do të ketë jo pak, por katër mungesa në përballjen e sotme ndaj Egnatias. Për këtë përballje, Goce Sedloski, do të duhet të bëjë pa dy titullarë të rëndësishëm.
Në betejën vendimtare për të kapur finalen e Kupës, kuqeblutë nuk do të kenë Bekim Balajn dhe Erdenis Gurishtën, të cilët janë të dëmtuar dhe ndaj rrogozhinasve nuk do të zbresin në fushën e lojës. Ndërsa atyre u shtohen edhe dyshja Smajli e Mala, që mesa duket kanë humbur edhe sezonin.
Qarri mësohet se do të jetë sërish në portë në përballjet e Kupës. Ndërkohë, skema pritet të jetë 3-4-3. Në mbrojtje pritet të startojnë Juriç, Shehi e Bulatoviç. Në mesin e fushës Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi e Marku dhe në sulm pritet treshja Latifi, Kaina e Çoba.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"