Pa fushë dhe në pozita të vështira, por te klubin i Kategorisë së Parë ka… premtime
Kanë 15 vite në Kategorinë e Parë, por kurrë nuk kanë qenë më keq se sot. Fundi i këtij viti i gjete në vendin e 14-të. Sikur kampionati të mbyllej sot, Besëlidhja do të ishte automatikisht e rënë.
Edhe një sezon më parë ishin diçka më mirë se sot, kur në garë ishin 16 skuadra dhe jo 10. Grumbullonin 16 pikë në 15 ndeshje (aq ishin luajtur deri në fund të 2021-shit), duke u renditur në vendin e 11-të. Pozicion që të çonte në ndeshjet shtesë të “play out”-it (në fund shpëtuan, pa luajtur asnjë ndeshje shtesë).
Rrethanat dhe kushtet janë krejt të ndryshme. Një edicion më parë u drejtuan nga vetëm një trajner nga fillimi në fund: Alban Bruka. Në vetëm 12 javë, Besëlidhja ka kaluar në tri duar. Fazën përgatitore dhe rreth dy muajt e parë e ka drejtuar Alban Bruka, më pas zëvendësi i tij, Hasan Hoxha, dhe aktualisht Nikolin Çoçlli.
Përveç rezultateve negative dhe “rokadave” në pankinë, lezhjanët kanë mbetur dhe pa ambiente stërvitore. Aneksi i stadiumit të saj, është shndërruar në kantier ndërtimi prej gati tri javësh. Për gjysmën e dytë të sezonit ka shumë premtime për ndryshimin e gjendjes.
Ishte vetë kryebashkiaku Pjerin Ndreu që garantoi mbështetje financiare, në një takim që zhvilloi me stafin dhe lojtarët. Ndryshe nga këto tetë vitet e fundit, që Bashkia Lezhë kishte hequr dorë plotësisht nga futbolli, këtë herë është kthyer në “katedër”.
PRENG GJIKOLA- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"