Pa dëmtime, 4 titullarët e Partizanit me këmbë të “hekurta”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 21:56

Pa dëmtime, 4 titullarët e Partizanit me këmbë të “hekurta”

Partizani i këtij sezoni ka qenë si i mallkuar sa i përket dëmtimeve. Kur ka kaluar më shumë se gjysma e sezonit, trajnerët ende nuk e kanë krijuar mundësinë për të pasur ekip të plotë në një ndeshje të vetme. Më shumë se 10 lojtarë kanë pësuar nga të paktën një dëmtim, që i ka lënë jashtë fushave për dy ndeshje ose më shumë. Më i dhimbshmi është dëmtimi i Altin Bytyçit, i cili pritet të kthehet në verë.

PARTIZANI

Në një vëzhgim të thjeshtë mund të veçojmë lojtarët me këmbë të “hekurta” te Partizani i këtij sezoni. Ata janë katër: Valentino Murataj, Arinaldo Rrapaj, Gjelbrim Taipi dhe Tedi Cara. Vetëm këta titullarë kanë arritur të mbijetojnë pa pasur dëmtime serioze dhe duke qenë thuajse gjithnjë në krye të detyrës, të gatshëm për trajnerët.

Diçka që i dallon këta lojtarë është fakti se atletikisht janë mes të dalluarve dhe më të palodhurit në fushë. Fakti që stërviten fort, duket se i ndihmon për të mos u dëmtuar. Duhet thënë se Rrapaj ka munguar në vetëm një ndeshje për shkak dëmtimi, por te vlonjati vihet re fakti se sa herë dëmtohet, rikuperohet në kohë rekord.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"