Ozil flet për largimin nga Reali: Kam qarë kur avioni u ngrit nga Madridi, aty kuptova se çdo gjë kishte mbaruar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 18:48

Ozil flet për largimin nga Reali: Kam qarë kur avioni u ngrit nga Madridi, aty kuptova se çdo gjë kishte mbaruar…

Futbolli ka humbur një nga magjistarët e tij të mëdhenj me largimin nga futbolli i luajtur të kampionit të botës me Gjermaninë, Mesut Ozil.

https___therealchamps.com_wp-content_uploads_getty-images_2017_07_156602511

Futbollisti me origjinë turke (Gelsenkirshen, 1988) i dha fund një karriere të shkëlqyer në moshën 34-vjeçare, që do të mbahet mend mbi të gjitha për Botërorin që fitoi në “Maracana” në vitin 2014 dhe për futbollin që tregoi gjatë tri viteve në Madrid me fanellën e Realit. Pak lojtarë e kanë shkundur “Bernabeun” më shumë se Ozil, i cili i ka bërë një vlerësim karrierës së tij në gazetën “MARCA”. Kjo ka qenë intervista e tij e parë e gjatë në një gazetë pas shtatë vitesh. Ozil nuk dëshiron të largohet pa iu drejtuar tifozëve të mrekulluar nga loja e tij dhe të cilët ende pyesin pse u largua nga Reali i Madridit.

Me zemër të hapur gjermani i është përgjigjur dhe pranon se ndoshta sot do të bënte diçka ndryshe. Madridi, Murinjo, Vengeri, Arsenali, Shalke 04, Botërori në Brazil me Gjermaninë, lamtumira e tij me kombëtaren, “Klasikja”… janë shumë tema që ai ka prekur në intervistën e tij të gjatë. Por natyrisht që largimi nga Madridi ka qenë një nga pengjet e mëdha.

“U pikëllova kur u largova nga Madridi. Më kujtohet se në aeroport… Kam kaluar shumë mirë për tri vjet te Reali dhe në këtë qytet. Unë isha vërtet i lumtur. Por gjërat ndodhën. Papritur, në fillim të atij sezoni, nuk kisha më shumë minuta lojë dhe lindi një konflikt mes zotit Florentino Perez dhe babait tim, që ishte agjenti im. Ne duhej të kërkonim një klub të ri. Ishte e vështirë për mua. Në momentin që avioni u ngrit nga Madridi, lotët më ranë nga sytë. Ishte momenti kur kuptova se kishte mbaruar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"