Osmani: Jemi optimistë, e përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe kualifikohemi në finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 10:41

Osmani: Jemi optimistë, e përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe kualifikohemi në finalen e Kupës

Vllaznia do të presë nesër në “Loro Boriçi” Egnatian në ndeshjen e vlefshme për kthimin e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Në prag të këtij dueli, trajneri Qatip Osmani ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

osmani

“Të gjithë jemi optimistë për përmbysjen me Egnatian dhe kalimin në finalen e Kupës. Nesër nuk do të jetë e lehtë por kemi kualitet, plot optimizëm e presim ndeshjen e nesërme. Qëllimi ndaj Teutës është të shihnim lojtarët që do të zëvendësonin Hakaj dhe Stojanoviç. Mendoj që luajtën mirë dhe presim që nesër të përsërisin lojën që bënë në Durrës.

Jemi stërvitur gjatë javës kanë një përkrahje të madhe nga unë dhe stafi. Në këto situata, që luhet ndeshja më e rëndësishme për ne duhet të jenë të qetë, mos kenë emocione negative, mos shkojnë në luftë të gabuar. Nuk është rezultat i thellë me Egnatian, duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta mbyllim me sukses nesër.

Nuk kemi siguruar as kampionatin as Kupën. Mendojmë që do ta përballojmë pozitivisht me Egnatian. Është e kotë të bësh parashikime për këto ndeshje, por shpresoj ta mbyllim brenda 90 minutave. Çdo ekip ka një moment kur është forma e dobët e lojtarëve, nuk kemi ndonjë problem tjetër. Do mundoheni të bëjmë çmos që tju japim kënaqësi tifozëve. Çdo herë tifozët janë një përkrahje e madhe, kur kemi pasur një numër të madh tifozësh, Vllaznia ka luajtur më mirë”, deklaroi Osmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"