Oferta për Valentino Muratajn, Idrizi: Është një prej dëshirave të Flamurtarit në këtë merkato
Flamurtari i ka bërë ofertë konkrete kapitenit të Partizanit Valentino Muratajt. I kontaktuar dje nga gazeta, administratori Sinan Idrizi e konfirmoi lajmin.
Sipas kreut të klubit vlonjat, Murataj është një dëshirë e merkatos së Flamurtarit.
“Është e vërtetë që interesohemi për Valentino Muratajn. Është një prej dëshirave tona të kësaj merkatoje. Jemi duke punuar edhe në këtë drejtim”, deklaroi Idrizi për “Panorama Sport” duke mos preferuar që të zbulojë më shumë.
Mesfushori i qendrës e ka nisur me të rinjtë e Bylisit, Tiranës dhe Partizanit. Në sezonin 2015-2016 luajti për Dinamon dhe një sezon më vonë rikthehet në Ballsh. Prej sezonit 2020-2021 mban veshur fanellën e Partizanit, madje së fundmi edhe shiritin e kapitenit. Pritet të shikohet si do të rrjedhin gjërat në vijim për një transferim të Muratajt në Vlorë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"